Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Durrës Behar Gerguri. Pritet ekstradimi drejt Italisë

Nga A2 CNN
9 Korrik 2025, 12:40 | Kronikë

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge,

Policia e Durrësit ka arrestuar 39-vjeçarin Behar Gerguri, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se Gjykata e Apelit e Milanos në vitin 2023, e ka dënuar me 5 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Ndërkohë vijojnë procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit në Itali, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “The Wanted”.

Kapet një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Ëanted”, lokalizuan, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin:

Behar Gerguri, 39 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Milanos, Itali, në vitin 2023, e ka dënuar me 5 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Itali.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos