Iu afrua për ta ekzekutuar, por i ngeci arma, detaje nga plagosja e 39-vjeçarit turk në Sauk

Nga Igli Çelmeta
10 Mars 2026, 10:37 | Kronikë

Iu afrua për ta ekzekutuar, por i ngeci arma, detaje nga plagosja e

Detaje të reja janë mësuar nga plagosja e 39-vjeçarit turk mbrëmë në Sauk. A2 CNN raporton se dyshohet se autori është shtetas turk kurd. Ai i është afruar për ta ekzekutuar 39-vjeçarin, por i ka ngecur arma duke e qëlluar vetëm me një plumb pranë barkut.

I plagosuri nuk është treguar bashkëpunues me policinë duke mos dhënë detaje. Dyshohet se i plagosuri merret me aktivitet të paligjshëm. A2 CNN mëson se ai po hetohet nëse merrej me aktivitetin ilegal të call center-ave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos