“Jam keq o ba, më kanë gjuajtur!” Përlotet babai i Andi Malokut teksa dëshmon në gjyqin ndaj Plaurent Dervishajt

Nga Armand Bajrami
3 Tetor 2025, 14:35 | Kronikë

“Jam keq o ba, më kanë gjuajtur!” Përlotet babai i

Procesi gjyqësor për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja është shoqëruar me tensione dhe emocione këtë të premte. Para trupit gjykues dëshmoi Genci Maloku, babai i Andi Malokut, i cili humbi jetën në ngjarjen e vitit 2019. Dëshmia e tij u ndërthur me lot, akuza dhe një debat të ashpër me të pandehurin Plarent Dervishaj, duke krijuar momente dramatike në sallën e gjyqit.

Dëshmia e plotë

Maloku: Arjan Ndoja në atë periudhë ishte prokuror në Durrës. Ditën e ngjarjes isha në shtëpi, më mori vetë djali. “Jam keq o babë më tha, më kanë gjujt.” (dëshmitari përlotet).

Ka qenë ora 4 e gjysmë, 5. Nuk e pashë orën tamam. Mendova se ishte shaka. Shkova tek spitali ushtarak, jo te vendi i ngjarjes.

Komunikova me djalin. Po ecnim, nuk ishim me shpejtësi, veç kur na vjen një makinë. Kishin qenë në një restorant përpara, djali ka qenë jashtë.

Në automjet me djalin kanë qenë prokurori dhe Rrumi. Pas ngjarjes jam takuar me prokurorin, më ka ardhur te shpia. Rrumi ishte akoma në spital, prokurori oshte më mirë, më erdhi te shpia. Pas 7 ditësh djali ndërroi jetë.

Lexova dosjen. Në fillim nuk dinin gjë. Më thanë këtë që na ka gjuajtur Plaurent Dervishi. Rrumi më tha. Jo Arjan Ndoja. Nuk di të kenë pasur ndonjë konflikt.

Kanë ardhur familjarët e Redjan Rrajës. Janë nga Nikla ata.

Tre pleq kanë ardhur, një me mbiemër Boja, një plak. Mos keni konflikte gjëra, gjersa të zbardhet. Këtë më thanë.

Pas ngjarjes 1 javë pasi nuk ishte çuni më ka ndodhur takimi. Takimi i parë është bërë në Tiranë, isha unë, çuni i xhajës, Bashkimi. Takimi tjetër është bërë në Sukth, nuk e mbaj mend sa kohë kishte kaluar, por si fillim vitit më duket. Biseda ishte, prit të dalë një herë e vërteta. Redjan Rraja ishte arrestuar. Njeri tjetër nuk më ka kontaktuar.

Arjol Haliajn, e kam parë në proces. Familjarët e tij, po. Xhaxhain. Kemi diskutuar, prit sa të dalë e vërteta.

Halit Valterin e njoh. Ia kërkova unë takimin. I dhashë një USB. Ishte deputet në atë kohë. Ma sollën poshtë derës në një zarf USB, pak kohë pas ngjarjes. E hapa, ishte Redjan Rraja me kapele. Ishte dhe një qeros. USB e prisha. Autorët janë Redjan Rraja. Kanë dalë. Unë vetë di që autorët janë këta.

Plaurent Dervishaj, Juljanin nuk e njoh, vullnet Muçën e njoh. E njoh. Është vëllai i Rrumit.

Asnjë gjë nuk kam mësuar nëpër takime. As me Arjan Ndojën nuk kam mësuar gjë. Arben Malokun e kam çun xhaje. Personi që bëri lidhjen mes djalit e Arjan Ndojës.

Djali kishte një vajzë nga Durrësi, e takonte shpesh. Aty e pa çuni i xhajës. Bënte stërvitje, s’pinte as alkool, as cigare. Çuni i xhajës punonte shofer në prokurori. Ai i tha do ishte mirë të bëhej shofer. Unë s’pranova në fillim.

Nuk ishte shofer zyrtar. Një muaj e ca shërbeu. As rrogën e dytë s’mori. Nuk më ka paraqitur ndonjë shqetësim, unë kam qenë në Itali pas 3-4 ditësh ndodhi ngjarja. Djali im shoqërohej me çuna të moshës së tij. Me Pëllumb Muharremin dhe Vullnet Muçën, nuk besoj se ka qëndruar me ta. Djali im është rritur në Tiranë. As me Arben Mërkurin. Fare.

Rrumi ma ka thënë i pari, pasi doli nga spitali se e ka porositur Plarent Dervishaj. Nuk kishte motiv me djalin tim. S’kishte pse qëllohej. Dihet kush ishte motivi. As Rrumi, asnjëri s’më intereson. Mua më ka ikur djali 23 vjeç. Ma kthen ti dot djalin? Ma kthen?! Normal që nuk ka qenë djali im objektivi.

Avokati Ilia Ilia: Qartazi e nderuar qe objektivi ka qenë Rrumi e nderuar. Siç dhe ne pretendojmë.

I pandehuri Plarent Dervishaj:

Më vjen keq për djalin. Më vjen keq dhe për Arjan Ndojën, ata kanë qenë më të pafajshmit në atë atentat.

Kur të ka përmendur Rrumi emrin tim, pse mendon se ta ka përmendur?

Maloku: Nuk e di nga ka ardhur më tha në fillim. Por më pas, më tha emrin tënd. Por pa motiv.

Avokatja: Halit Valterin, si e njihni?

E pashë në parlament. Ishte më aktivi. E kontaktova me anë të njerëzve. USB mu soll te porta në një zarf, e kam deklaruar në prokurori. USB e prisha unë.

Prokurori  Adnand Xholi:

Mërkuri, ka patur pseudonimin, “Maneci”. Më ka ardhur një mesazh, “Si shpesh shkon nga prokuroria, më tha jam Plarent Dervishaj”. Është fakt ku, e kam denoncuar në komisariatin nr. 6.

Maloku:

Mirë për djalin të vika keq, po mua pse donit të më vrisnit. Nuk e kuptoj, nuk ju kemi bërë asgjë.

Devishaj: Hajde më tako ta them përballë.

Debat i fortë në sallë mes Plarent Dervishaj dhe dëshmitarit. A ta ka përmendur Rrumi emrin tim? Dëshmitari shoqërohet jashtë gjykatës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos