Vidhte banesa me çelësa të kopjuar, arrestohet 38-vjeçari

Nga A2 CNN
15 Prill 2026, 14:23 | Kronikë

Vidhte banesa me çelësa të kopjuar, arrestohet

Policia e Tiranës arrestoi shtetasin B. H., 38 vjeç, autor i dyshuar i 4 vjedhjeve në banesa, me çelësa të kopjuar, gjatë vitit 2026.

Hetimi zbardhi 4 vjedhje me të njëjtën metodë, të kryera nga 38-vjeçari (me precedent të theksuar për vjedhje), gjatë këtij viti. Policia sekuestroi sende të dyshuara të vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së krimeve.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi B. H. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos