Dy shtetas janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pas një operacioni të koordinuar mes komisariateve Nr. 2, Nr. 5 dhe Nr. 6, për shkak të përndjekjes dhe kanosjes ndaj ish-partnereve të tyre në rrjete sociale.
Të arrestuarit janë:
-K. M., 34 vjeç, i shpallur më herët në kërkim për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi kompjuterik”. Sipas hetimeve, ai akuzohet se ka përndjekur ish të dashurën e tij në rrjetet sociale dhe ka përshkallëzuar sjelljen kërcënuese duke lënë dy fishekë në oborrin e banesës së familjes së saj. Fishekët janë sekuestruar si provë materiale.
-E. P., 28 vjeç, ndaj të cilit Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur në mënyrë të përsëritur ish të dashurën e tij në rrjetet sociale. (A2 Televizion)