Kapet në malin e Tomorrit, 46-vjeçari i kërkuar për trafik droge e grup kriminal

Nga A2 CNN
25 Gusht 2025, 08:58 | Kronikë

Kapet në malin e Tomorrit, 46-vjeçari i kërkuar për trafik

Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh dhe policia e Durrësit arrestuan në Malin e Tomorrit, një 46-vjeçar të kërkuar për disa vepra penale. Policia njofton se ndaj 46-vjeçarit Dorian Beu, GJKKO-ja kishte vendosur masë sigurie “Arrest në burg”.

“Bazuar në informacionet e siguruara se në Malin e Tomorrit po qarkullonte me automjet, një shtetas i kërkuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, të kryera në formën e organizatës kriminale, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin D. B., 46 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.

Kapet në malin e Tomorrit, 46-vjeçari i kërkuar për trafik

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grupi i strukturuar kriminal””, njofton policia.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për hetime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos