Aksident i rëndë në Lezhë, taksia godet makinën që mbledh mbeturina

Nga A2 CNN
8 Korrik 2025, 07:35 | Kronikë

Aksident i rëndë në Lezhë, taksia godet makinën që

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor, Lezhë-Shkodër.

Sipas të dhënave paraprake, një makinë që punonte si taksi është përplasur me një kamion që përdorej për mbledhjen e mbeturinave të qytetit.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit të vogël, i cili për disa minuta qëndroi i bllokuar në makinë deri në mbërritjen e forcave të policisë.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, teksa policia vijon hetimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos