
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër.
Policia bën me dije se një 17-vjeçar, banues në lagjen Zinxhira, në prani të 2 shtetasve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar.
17-vjeçari është larguar në drejtim të shtetit Grek, para se 10-vjeçari dhe prindrit e tij, të vinin në ambientet e Policisë për të bërë kallëzim, shkruan A2.
Adoleshenti është shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuar materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar, banues në lagjen Zinxhira, pasi dyshohet se ky shtetas në prani të 2 shtetasve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar.
17-vjeçari është larguar në drejtim të shtetit Grek, para se 10-vjeçari dhe prindrit e tij, të vinin në ambientet e Policisë për të bërë kallëzim.
Të miturit janë intervistuar në prani të prindërve, psikologes, avokatit dhe përfaqësuesve të Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, në përputhje me procedurat ligjore.
Vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të rastit.
Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)