SPAK do të marrë zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn. Një fletëthirrje e SPAK ka mbërritur në burgun e Durrësit, ku kërkohet shoqërimi i tij, të mërkurën në orën 11:00 në SPAK, i shoqëruar nga avokatët.
Burime pranë SPAK bëjnë me dije se Veliajt do t'i komunikohet akuza e "korrupsionit", "pastrim i parave" dhe "fshehje e mosdeklarim i pasurisë", shkruan A2 CNN.
Ndërkohë që biznesmeni Elman Abule sapo mbërriti në SPAK për komunikimin e akuzave. (A2 Televizion)