U lirua nga burgu rreth 2 javë më parë, Ervin Salianji paraqitet në Shërbimin e Provës

Nga A2 CNN
22 Korrik 2025, 10:28 | Kronikë

U lirua nga burgu rreth 2 javë më parë, Ervin Salianji paraqitet

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka zhvilluar takimin e radhës në Shërbimin e Provës, raporton A2 CNN.

Dy javë më parë Salianji fitoi liri të parakohshme me një vendim të Gjykatës së Fierit, teksa vuante një dënim me 1 vit burg për "kallëzim të rremë" në dosjen "Babalja". 

Sipas vendimit, për pjesën e pavuajtur të dënimit, 2 muaj e 16 ditë, Salianji duhet të mbajë kontakt 1 herë në muaj me zyrën e Shërbimit të Provës.

Kujtojmë se Salianji dhe Partia Demokratike e kanë cilësuar vendimin për dënimin e tij si të montuar politikisht, me urdhër të kryeministrit Edi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos