Një avokat është shoqëruar nga policia pas një konflikti të ndodhur në ambientet e Gjykatës së Vlorës.
A2CNN mëson se avokati ka kundërshtuar punonjësen e sigurisë së gjykatës, duke hyrë në debat dhe konflikt verbal me të.
Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje ka ndërhyrë Policia e Vlorës, e cila ka shoqëruar avokatin për në komisariat me qëllim sqarimin e situatës.
Sipas burimeve, avokati Redi Llanaj nuk ka hyrë në pjesën ku kontrollohet nga pajisja për metalet, por e ka kundërshtuar punonjësen e sigurisë. Pas debatit verbal, situata ka degjeneruar në dhunë fizike ndaj punonjësit të gjykatës.
Redi Llanaj është edhe avokati i Monika Kryemadhit. (A2 Televizion)