Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, në të cilën shfaqen dy punonjës policie duke ofenduar një qytetar, Drejtori i Policisë së Tiranës ka urdhëruar pezullimin nga detyra të tyre për shkak të komunikimit pa etikë.
Përkatësisht janë pezulluar inspektorët me inicialet H. I. dhe L. A., oficerë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 5.
Gjithashtu, në zbatim të nenit 121 të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor, për 2 punonjësit, për shkelje të rëndë. (A2 Televizion)