Po tentonte të kalonte autostradën, aksidentohet për vdekje këmbësori në aksin Lushnjë–Fier

Nga Çaku Tafa
18 Shkurt 2026, 19:35 | Kronikë

Po tentonte të kalonte autostradën, aksidentohet për vdekje

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Rrapëz, ku një mjet taksi ka përplasur një person që po tentonte të kalonte autostradën. A2 CNN raporton se si pasojë e përplasjes, këmbësori ka humbur jetën në vendngjarje.

Policia e qarkullimit ndodhet në terren, duke disiplinuar trafikun dhe kryer veprimet procedurale. Ambulanca po pret për përfundimin e procedurave për të transportuar trupin e pajetë në morg. Viktima, një mashkull, ende nuk është identifikuar.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos