Policia e Shtetit, 1 milion euro tender për rrjetin e komunikimit sekret “Datacom”

Nga Igli Çelmeta
19 Shkurt 2026, 09:31 | Kronikë

Policia e Shtetit, 1 milion euro tender për rrjetin e komunikimit sekret

Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion një fond rreth 1 milion euro për shërbimin e rrjetit “Datacom”, një nga infrastrukturat kryesore të komunikimit të brendshëm dhe transmetimit të të dhënave të strukturave policore,  një nga elementët kyç të funksionimit digjital të institucionit, raporton A2 CNN.

Policia e Shtetit, 1 milion euro tender për rrjetin e komunikimit sekret

“Datacom” është infrastruktura e komunikimit të Policisë së Shtetit që lidh drejtoritë, komisariatet dhe sistemet operative në një platformë të sigurt për shkëmbimin në kohë reale të informacionit. “Datacom” mundëson aksesin në databaza policore, funksionimin e sistemeve të kontrollit kufitar dhe koordinimin e operacioneve.

Procedura e prokurimit është shpallur si tender me klasifikim “Sekret” dhe, sipas dokumentacionit, do të zhvillohet në një formë të ndryshme nga procedurat klasike të prokurimit publik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos