Konsumuan karamele me kanabis, helmimi i 3 motrave, më e vogla në gjendje kritike

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
19 Shtator 2025, 12:54 | Kronikë

Më e vogla ndër tre motrat që gjetën dhe konsumuan karamele me përmbajtje lëndësh narkotike vijon të jetë ende në gjendje kritike për jetën në spitalin rajonal të Korçës. Fatmirësisht, dy motrat e saj më të mëdha, 7 dhe 11 vjeç, janë në gjendje të stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën.

Përgjegjësi i repartit pediatrik në spitalin rajonal të Korçës ka treguar gjendjen në të cilën kanë mbërritur tre motrat dhe ka konfirmuar përmbajtjen e lëndëve narkotike në karamelet që kishin konsumuar.

Rasti ka alarmuar opinionin publik në Korçë, pasi shpërndarja e substancave narkotike tashmë kamuflohet me karamele dhe mund të konsumohen në mënyrë të pakontrolluar edhe nga fëmijët, shkruan A2 CNN.

Policia, sakaq, ka nisur hetimet dhe verifikimet edhe me kamerat e sigurisë, si për vendin ku janë gjetur karamelet me përmbajtje narkotike, ashtu edhe për personin apo personat që mund t’i kenë lënë ato. Deri më tani, policia nuk ka ende një version zyrtar për këtë ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos