All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Pranga 37-vjeçarit në Elbasan, abuzoi seksualisht me vajzën e mitur të bashkëjetueses

Nga A2 CNN
19 Shtator 2025, 12:04 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Pranga 37-vjeçarit në Elbasan, abuzoi seksualisht me vajzën e

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë herë në Elbasan. Policia e këtij qyteti ka raportuar se ka ndaluar një 37-vjeçar, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën 15 vjeçare të bashkëjetueses së tij.

All - Paragraf - 3

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan: -ndaluan shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç", pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëjetueses së tij, 15 vjeçe”, njofton policia.

Gazetarja e A2 CNN Belinda Ruçaj ka mësuar se nuk ka pasur përdhunim, por është kryer me dëshirë pasi ata dyshohet të kenë pasur një lidhje 4 mujore intime me njëri-tjetrin. Megjithatë, masa shtrënguese është marr për shkak të moshës së mitur. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos