Kontrolle “blic” në burgun e Peqinit, gjenden një telefon dhe USB në një qeli

Nga A2 CNN
18 Maj 2026, 16:11 | Kronikë

Kontrolle “blic” në burgun e Peqinit, gjenden një telefon

Një kontroll është zhvilluar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Peqin, ku janë gjetur sende të ndaluara në një nga qelitë e burgut.

Kontrolli u krye nga Policia e institucionit në godinën B, sektori nr. 2, dhoma 11, në katin e parë të burgut, pas informacioneve për posedim të sendeve të paligjshme, raporton A2CNN. 

Gjatë kontrollit, u konstatua se një i dënuar mbante një telefon celular në gjendje pune. Pajisja ishte e ndezur dhe në karikim në momentin e verifikimit.

Në ambientet e qelisë u gjet gjithashtu edhe një pajisje USB. Të dyja sendet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Për rastin janë njoftuar strukturat e SHKBB-së, të cilat kanë nisur veprimet procedurale për verifikimin e rrethanave dhe mënyrës së futjes së sendeve në institucion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos