Policia e Tiranës ka arrestuar një 23-vjeçar, i cili akuzohet për 7 vjedhje të kryera brenda 48 orëve, raporton A2 CNN.
Policia thotë se u vu në lëvizje pas kallëzimeve të disa qytetarëve, për vjedhje në pronat e tyre, gjatë ditëve të fundit. Ajo arriti të identifikojë 23-vjeçarin me iniciale O.T.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 08.04.2025, ka vjedhur me thyerje, në 3 markete/dyqane, dhe më datë 09.04.2025, ka vjedhur në banesa ose në rrugë, 5 biçikleta, në pronësi të 4 shtetasve”, tha policia.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)