Zjarr në një pallat në Gjirokastër

Nga Rigels Malile
4 Korrik 2025, 09:18 | Kronikë

Zjarr në një pallat në Gjirokastër

Sot, në orët e para të mëngjesit, Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit Gjirokastër është njoftuar nga një qytetar për një zjarr në lagjen 18 shtatori, në katin përdhe të një pallati 4-katësh, konkretisht në kabinën elektrike të objektit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje është nisur grupi i ndërhyrjes me 3 efektivë, shkruan A2.

Falë reagimit të shpejtë, zjarri u neutralizua në kohë pa shkaktuar dëme të tjera materiale apo lëndime në njerëz.

Situata tashmë është nën kontroll dhe është siguruar plotësisht zona përreth. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos