Dy shtetas shqiptarë të akuzuar për vrasje, trafikim të lëndëve narkotike dhe prodhim të armëve janë ekstraduar nga Greqia dhe Franca mëngjesin e kësaj të premte.
Policia bën me dije se falë bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës, me homologët në Athinë dhe në Paris, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin në Shqipëri të Viktor Dacit dhe Paul Deda.
“V. D., 46 vjeç, i cili u kap në Greqi, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, në vitin 2015, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; P. D., 50 vjeç, i cili u kap në Francë, pasi GjKKO-ja i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë "Arrest në burg", për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, kryer në kuadër të organizatës kriminale”, sqaron policia. (A2 Televizion)