Njërit prej protestuesve kundër aksionit për shembjen e objekteve në Theth i ka rënë të fikët.
A2 CNN ka siguruar pamjet nga vendngjarja, ku duket se pranë tij kanë shkuar menjëherë forcat e Policisë, që po i japin ndihmën e parë.
Protesta e banorëve në Theth vijon prej disa ditësh, me pretendimin se objektet që po shemb qeveria janë të ligjshme dhe në tokat e tyre.
Nga ana tjetër, kujtojmë se qeveria ka nisur një aksion të madh në disa qytete të vendit, për ‘pastrimin’ e territorit nga objektet e ndërtuara ilegalisht.
Ditën e djeshme, banorët e Thethit bllokuan edhe urën që të çon në fshat, me qëllim ndalimin e hyrjes së forcave të Policisë. (A2 Televizion)