Lëviznin të armatosur në Sarandë, arrestohen tre persona, mes tyre i kërkuari Ervis Cukali

Nga A2 CNN
12 Korrik 2025, 13:17 | Kronikë

Policia e Sarandës ka arrestuar tre persona të cilët lëviznin të armatosur. Në pranga kanë përfunduar Ervis Cukali person në kërkim për ngjarje të rënda kriminale, Imer Gega dhe Endri Doku. Ky i fundit në momentin që është ndaluar nga policia ka zbritur nga mjeti luksoz dhe është hedhur në det bashkë me një çantë që mbante me vete. Pas disa minutash ndjekjeje edhe në det 27-vjeçari është arrestuar.

Ky është momenti kur policia gjen çantën që ai hodhi në det brenda së cilës kishte armë dhe fishekë.

Ndryshe nga dy të tjerët, Ervis Cukali, i cili po ashtu u vu në pranga rezulton person në kërkim dhe me precedent penal. Në vitin 2023, 27-vjeçari u shpall në kërkim si bashkëpunëtor i Albi Meçinit, i cili është arrestuar si i dyshuar për rrëmbimin e bujshëm të Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit në Sarandë. Sipas policisë Cukali dyshohej se do të kryente vrasje për llogari të një grupi kriminal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos