Lihet në burg babai i 17-vjeçares që tentoi vetëvrasjen në Vlorë

Nga Edi Ruçi
17 Korrik 2025, 10:56 | Kronikë

Lihet në burg babai i 17-vjeçares që tentoi vetëvrasjen

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Saimir, babai i 17-vjeçares që pak ditë më parë tentoi t’i jepte fund jetës duke qëlluar veten me armë zjarri.

43-vjeçari akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”. Gjatë seancës gjyqësore, mbrojtja kërkoi një masë më të lehtë sigurie, por gjyqtari Bevil Beqiraj pranoi kërkesën e prokurorisë, duke caktuar masën më të rëndë — arrest me burg.

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e gjyshit të vajzës në Vlorë, ku e mitura qëlloi veten në kokë me armë zjarri. Ajo ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Në hetim është vënë edhe gjyshi i vajzës, ndërsa policia vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe për të gjetur armën e krimit, e cila dyshohet se është fshehur nga familjarët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos