Lirohen hapësira publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare”, procedim penal për 7 administratorë

Nga A2 CNN
17 Korrik 2025, 11:28 | Kronikë

Lirohen hapësira publike përreth stadiumit “Arena

Policia e Tiranës ka njoftuar lirimin e hapësirave publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare” si dhe procedimin penal për 7 administratorët e lokaleve që kishin zënë hapësirat.

"Hiqen dhe sekuestrohen rreth 330 objekte që iu shërbenin këtyre aktiviteteve ekonomike dhe ishin vënë pa autorizim. Procedohet penalisht dhe një 40-vjeçar që kundërshtoi punonjësit e IMT-së, gjatë veprimeve për lirimin e hapësirave", lexohet në njoftimin e policisë, shkruan A2.

Sipas policisë,"hapësirat (trotuare dhe vendkalime këmbësorësh) ishin zënë me tavolina, ulëse dhe çadra, për llogari të 7 lokaleve përreth stadiumit".

Në lidhje me këto raste u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për administratorët e subjekteve, shtetasit: A. S., N. R., Xh. B., M. S., K. M., L. L. dhe B. K., për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. P., 40 vjeç, punonjës në njërin prej lokaleve, pasi kundërshtoi punonjësit e IMT-së, gjatë kryerjes së detyrës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos