Plagosi me thikë vëllain dhe dha dëshmi të rreme, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
25 Gusht 2025, 11:45 | Kronikë

Plagosi me thikë vëllain dhe dha dëshmi të rreme, arrestohet

Një konflikt i çastit për motive të dobëta mes dy vëllëzërve ka çuar në plagosjen e njërit prej tyre. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në Kombinat dhe të dy vëllezërti kanë tentuar ta fshehin plagosjen me thikë. Policia arrestoi autorin e dyshuar, ndërsa i dëmtuari pasi mori mjekimin në spital, është kthyer në banesën e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin B. H., 49 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. H., 48 vjeç, vëllezër, pasi gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, 49-vjeçari ka goditur me një mjet prerës vëllain e tij, ndërsa ky i fundit ka dhënë deklarata të rreme përpara oficerit të policisë, duke mos treguar të vërtetën mbi ngjarjen”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë të ftohta. I dëmtuari, pasi mori mjekim në spital, kaloi për në banesë”, njofton policia .

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë të ftohta, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Në një tjetër rast, po në Kombinat policia njofton se ka arrestuar babain 39-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin I. S., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur”, njofton policia.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos