Me gomone drejt Qeparoit, shpëtohen turistët gjermanë që rrezikuan të mbyteshin

Nga A2 CNN
25 Gusht 2025, 10:41 | Kronikë

Me gomone drejt Qeparoit, shpëtohen turistët gjermanë që

Policia Kufitare njofton se shpëtoi dy turistë gjermanë të cilët kishin lënë jahtin e tyre dhe po lundronin me një gomone drejt bregdetit të Qeparoit, shkruan A2 CNN. Berhard Michael, 70 vjeç, dhe Ute Dorothea, 63 vjeçe, u transportuan me siguri në portin e Himarës. Rreth 100 metra larg bregut, ata u gjetën mbi një gomone plastike pa motor, vetëm me lopata, me emrin “Timini”. Çifti ishte shkëputur nga jahti i tyre personal “Tiaman” dhe për shkak të erës së fortë nuk kishin mundur të ktheheshin në breg.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, rreth orës 22:00, kur Salla e Komisariatit të Policisë Himarë mori njoftim për dy persona në vështirësi. Menjëherë, mjeti lundrues i Policisë Kufitare u nis drejt zonës së Qeparoit dhe rreth orës 22:45 konstatoi dy turistët gjermanë mbi gomone.

Rreth orës 00:30, ata mbërritën në port në gjendje të mirë shëndetësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos