Makina “shkërmoqet”, aksident horror në Shkodër, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

Nga A2 CNN
18 Gusht 2025, 12:32 | Kronikë

Makina “shkërmoqet”, aksident horror në Shkodër, 1 i

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së hënës në aksin Shkodër-Bushat, ku për pasojë 1 person humbi jetë dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Sipas burimeve për A2 CNN, një kamion është përplasur me një autoveturë në kryqëzimin e Kryebushatit, teksa impakti e ka shkatërruar totalisht këtë të fundit. Po ashtu në aksident është përfshirë dhe një mjet tjetër.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën Altin Luli, teksa të plagosur mbetën Mateo Luli, Laura Luli, Hilmi Shkrela dhe Anxhela Hasaj e cila udhëtonte në mjetin tjetër.

Një autoambulancë ka bërë transportimin e të plagosurve drejt spitalit të Shkodrës. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë duke nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti rrugor.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos