Një i ri është arrestuar në Korçë, pasi u kap duke paguar me një kartëmonedhë të falsifikuar për furnizimin e automjetit me karburant.
Pas kallëzimit të bërë nga punonjësi i pikës së karburantit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare nisën menjëherë hetimet. Si rezultat, u identifikua dhe u arrestua shtetasi K. B., 25 vjeç, banues në Korçë, shkruan A2 CNN.
Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesën e tij, policia sekuestroi disa kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara, si dhe 4 pasaporta të 25-vjeçarit, të cilat ai i kishte deklaruar të humbura. (A2 Televizion)