Aksident në aksin Korçë-Maliq, 3 pjesëtarë të një familje përfundojnë në spital

Nga Artin Halili
28 Mars 2026, 19:04 | Kronikë

Aksident në aksin Korçë-Maliq, 3 pjesëtarë të

Një aksident është shënuar këtë mbasdite në aksin nacional Korçë - Maliq, në afërsi të fshatit Bulgarec.

Një mjet tip "Opel Corsa" duket se ka qenë shkaktari i këtij aksidenti, teksa ka kërkuar të hyjë drejt një rruge dytësore në anën tjetër të karaxhatës, duke u goditur kokë më kokë me një mjet tip "BMW".

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 3 pjesëtarë të një familje, babai dhe dy fëmijët e mitur

Është bërë me urgjencë transportimi i tyre drejt Spitalit Rajonal të Korçës ku po marrin mjekimin e nevojshëm ndërsa dy të miturit ndodhen në pediatrinë e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të rastit (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos