
Një plagosje ka ndodhur rreth orës 13:30 në afërsi të Spitalit Rajonal të Vlorës. Një 33-vjeçar është qëlluar dy herë me thikë, mëson A2CNN.
I plagosuri ndodhet në ambientet e kirurgjisë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, policia vijon punën për mbledhjen e provave dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga "blutë" e Vlorës në lidhje me ngjarjen.

(A2 Televizion)