Megaoperacion i Policisë në Palasë, rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

Nga Igli Çelmeta
8 Gusht 2026, 22:07 | Kronikë

Megaoperacion i Policisë në Palasë, rrethohet vila, arrestohet i

Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se Policia e Vlorës po zhvillon një megaoperacion në Palasë.

Forcat të shumta policore kanë rrethuar një vilë dhe sipas informacioneve është arrestuar një person i shpallur në kërkim nga SPAK që prej vitit 2024 për inceneratorin e Tiranës.

Në pranga ka rënë Renardo Nallbani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos