Reperi i njohur Rigels Rajku nuk gjen qetësi. Katër vite pas shpërthimit të parë ku u shënuan vetëm dëme materiale, këtë të shtunë u gjet një tjetër lëndë shpërthyese në ambientin e biznesit në Durrës por që nuk ishte e aktivizuar.
Policia dysho se sasia e gjendur është vendosur në formë presioni por pa dhënë sqarime të mëtejshme. Megjithatë në pyetje do të merret si reperi i njohur ashtu dhe familjarët apo punonjësit për konflikte të mundshme apo dhe kërcënime që mund të ketë pasur.
Sa i përket ngjarjes së vitit 2022, çështja tashmë ka kaluar në SPAK ku akuzohet grupi i Laert Haxhiut. Prokuroria dyshon se shpërthimi u realizua në shenjë hakmarrje pasi Noizy kishte rrahur Kleviol Ahmetin me të cilin kishin pasur debate në rrjetet sociale. Madje të dy personazhet e njohur të muzikës dhe rrjeteve sociale janë paraqitur të paktë ndy herë në GJKKO për të dëshmuar mbi rrethanat e ngjarjes. (A2 Televizion)