Pilotët që fluturojnë në rrugë me makina të shtrenjta nuk ndalin edhe pse në gjashtë muajt e parë të vitit u shënuan 679 aksidente. Si pasojë kryesisht edhe të sjelljes së drejtuesve të mjeteve edhe numri I viktimave është rritur nga 93 në vitin e shkuar në 105 aktualisht.
Rritja e numrit të turistëve por dhe ngarkesa në akset që çojnë drejt vijës bregdetare prej muajit të pushimeve shton edhe më shumë rrezikun për aksidente, shkruan A2 CNN. Me patrulla në rrugë por dhe me dronë policia ka zbarkuar në terren. Nuk munguan mjetet që lëvizin mbi 230 kilometër në orë. Një veprim që rrezikon jo vetëm drejtuesin por edhe këto tjetër.
Për të shtuar masat dhe me qëllim siç thotë në deklaratë, parandaluar aksidentet drejtori i policisë nisi edhe vetë monitorimin në rrugë.
Bëhet e ditur se gjatë një viti janë 1.075 drejtues automjetesh, të cilëve iu është hequr leja e drejtimit. Hitaj theksoi se së shpejti do të vihen në funksion edhe kamerat në Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut Rrugor. (A2 Televizion)