Tiranë, zbulohet prostitucion në qendër fizioterapie, arrestohet pronarja

Nga A2 CNN
3 Prill 2026, 11:47 | Kronikë

Tiranë, zbulohet prostitucion në qendër fizioterapie, arrestohet

Një hetim 3-mujor i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, ka çuar në zbulimin e një rasti të shfrytëzimit për prostitucion në kryeqytet, raporton A2CNN.

Në përfundim të operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasja B. G., 40 vjeçe, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Ndërkohë, një 41-vjeçare u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”.

Sipas policisë, aktiviteti i paligjshëm zhvillohej në ambientet e një qendre fizioterapeutike, në rrugën “Ismail Qemali”, në pronësi të 40-vjeçares, ku dyshohet se shfrytëzohej për prostitucion 41-vjeçarja.

Gjatë ndërhyrjes, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e hetimeve dhe veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos