Ndërtoi pa leje në Gjirokastër, jepet masë sigurie për ndërtuesin dhe ekspertin. Sekuestrohet hoteli

Nga A2 CNN
28 Prill 2025, 16:47 | Kronikë

Ndërtoi pa leje në Gjirokastër, jepet masë sigurie për

Prokuroria e Gjirokastrës ka marrë masa sigurie ndaj dy personave të dyshuar për ndërtim të paligjshëm. Shtetasi Roland Skendo i dyshuar për ndërtimin e një hoteli pa leje në lagjen "18 Shtatori", është vënë në "Arrest në burg" për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”. Ndërkohë, për ekspertin Arjan Dani, është vendosur “Arrest në shtëpi” për “Ekspertim të rremë”. Ky i fundit dyshohet se ka përpiluar një akt ekspertimi për të mbrojtur ndërtimin e paligjshëm si punime të brendshme.

Prokuroria ka vendosur gjithashtu sekuestro preventive mbi pasurinë, një hotel në pronësi të Roland Skendos, me sipërfaqe 247 m².

Hetimet kanë zbuluar se, pavarësisht vendimit të Bashkisë Gjirokastër për pezullimin e punimeve, Roland Skendo ka vijuar me ndërtimin. Dyshohet se ai ka ndikuar tek eksperti Arjan Dani për të justifikuar veprimet e tij me një akt të rremë ekspertimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos