Ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit në disa qarqe

Nga A2 CNN
1 Shtator 2026, 10:20 | Kronikë

Ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit

Kryepolici Skënder Hita ka ndërmarrë disa ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit. 

Drejtues i Parë Kastriot Skënderaj emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Drejtues Fatmir Hoxha, nga Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, emërohet Specialist në Drejtorinë për Integrimin në DPPSh.

Drejtues Luigj Vathi, nga Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.

Drejtues Gëzim Zhupaj transferohet nga Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë dhe emërohet Shef Sektori në Departamentin për Rendin dhe Sigurinë Publike në DPPSh.

Kryekomisar Dashnor Muhaj transferohet nga Zëvendësdrejtor për Rendin dhe Sigurinë Publike në DVP Tiranë dhe emërohet Specialist për Migracionin e Parregullt në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin në DPPSh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos