
Një 37-vjeçar nga Kosova ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi kanosi një 26-vjeçareje, për t’i dhënë 100 000 euro, që të mos i publikonte në rrjete sociale, foto dhe video me përmbajtje intime.
Sipas policisë 37-vjeçari dyshohet se e kërcënoi të renë përmes thirrjeve dhe mesazheve në një platformë online.
Operacioni, i koduar “Privatësia”, u zhvillua menjëherë pas indicies dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme lidhur me veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. (A2 Televizion)