"Nuk e mbrojta dot vajzën", pitbulli i kafshoi mbesën, gjyshja tregon ngjarjen e rëndë

Nga A2 CNN
7 Prill 2026, 14:08 | Kronikë

"Nuk e mbrojta dot vajzën", pitbulli i kafshoi mbesën,

Gjyshja e fëmijës që u kafshua nga qeni në Vlorë ka treguar ngjarjen e rëndë.

“Kishim dalë xhiro buzë detit dhe erdhi një qen i madh e iu vërsul vajzës. E kafshoi në kokë. Nuk e mbrojta dot vajzën. Ndërhynë shumë njerëz aty”, tha fillimisht gjyshja.

“Unë e kisha përdore vajzën. Kur pashë qenin që po afrohej, e kalova vajzën nga ana tjetër. Qeni bëri sikur iku, më pas u rrotullua dhe iu hodh vajzës”, shtoi gjyshja.



(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos