
SPAK ka ndërmarrë një operacion ndaj anëtarëve të një grupi kriminal të përfshirë në trafikun e drogës. Sipas burimeve po ekzekutohen 10 urdhër-arreste të lëshuara nga GJKKO, raporton A2CNN.
SPAK bën me dije se operacioni po zhvillohet në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, në kuadër të hetimeve për një procedim penal, që lidhet me krimin e organizuar, trafikun e lëndëve narkotike dhe pastrimin e produkteve të veprës penale.
Detaje të mëtejshme pritet të bëhen publike në orët në vijim. (A2 Televizion)