“Operacionalja 51” arreston të kërkuarin e drejtësisë italiane

Nga A2 CNN
30 Qershor 2025, 11:29 | Kronikë

“Operacionalja 51” arreston  të kërkuarin e

Policia e Shtetit ka arrestuar një 20-vjeçar që i fshihej drejtësisë italiane. Në operacionin policor të koduar “Operacionalja 51” ka rënë në pranga Olsi Kapllanaj, banues në Ballsh. Ai u kap në aksin Fier-Vlorë.

Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me strukturat e Policisë italiane, të koordinuar nga rrjeti ndërkombëtar ENFAST, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale kapën në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, O. K., 20 vjeç, banues në Ballsh.

Gjykata në L’Aquila i ka caktuar 20-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, vepër për të cilën Kodi Penal italian parashikon maksimum dënimi, 24 vjet burgim.

Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 20-vjeçarit, në Itali.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos