Pagat e magjistratëve, SPAK nis hetimet, sekuestrohen dokumente dhe merren në pyetje zyrtarë

Nga Armand Bajrami
18 Shtator 2026, 09:39 | Kronikë

Pagat e magjistratëve, SPAK nis hetimet, sekuestrohen dokumente dhe merren

SPAK ka nisur veprimet hetimore për kallëzimin e bërë nga gjyqtarët kundër Ministrit të Financave dhe zyrtarëve të tjerë në lidhje me bllokimin e pagave të magjistratëve.

Pas sekuestrimit të praktikës dokumentare në Ministrinë e Financave, vendimeve të KLP dhe KLGJ dhe vendimit të Kushtetueses, listëpagesave të Prokurorisës së Përgjithshme dhe gjykatave, listëpagesat e anuluara tek MF, gjurmët elektronike të sistemit të thesarit SPAK ka filluar të marrjen në pyetje zyrtarët e përfshirë në procesin e mosekzekutimit të pagave.

Mëngjesin e sotëm në SPAK është paraqitur Elmira Peto, drejtoreshë e Thesarit. Ajo po pyetet në cilësinë e personit në dijeni.

Në kallëzimin e depozituar në SPAK gjyqtarët pretendojnë se zyrtarët e Ministrisë së Financave dhe degëve të Thesarit kanë konsumuar veprat penale të "shpërdorimit të detyrës", "pengimit të ekzekutimit të vendimit të gjykatës" dhe "mosekzekutimit pa shkaqe të përligjura të vendimit të gjykatës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos