Në SPAK e pranishme sot ishte dhe ish-deputetja Klodilda Bushka, gjithashtu e marrë e pandehur për veprime që fshehin të vërtetën, në dosjen Veliaj. Këtë herë Bushka nuk dha asnjë deklaratë për mediat, por më herët i ka mohuar këto akuza.
SPAK ka ngritur dyshime të forta se socialistja Bushka ka qenë e përfshirë në veprime aktive për intimidimin e dëshmitarëve, helmimin e provave dhe pengimin e hetimit ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij.
Në dosjen hetimore thuhet se Bushka ka ndërhyrë për të penguar hetimet e SPAK, duke intimiduar dëshmitarë dhe duke u marrë telefonat që të mos i dorëzonin në SPAK. (A2 Televizion)