Zjarri te pallati 12-katësh, Policia ndalon 4 persona. Ndërtuesi shpallet në kërkim policor

Nga Igli Çelmeta
15 Prill 2026, 12:36 | Kronikë

Zjarri te pallati 12-katësh, Policia ndalon 4 persona. Ndërtuesi

Katër persona janë ndaluar nga Policia e Tiranës në lidhje me incidentin e ndodhur të martën ku një pallat 12-katësh në kryeqytet mori flakë, shkruan A2 CNN.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se të ndaluarit janë inxhinieri i kompanisë Enver Ademi, kontraktori që ka bërë fasadën Altin Furtuna, menaxherja e marketit, Razie Sula, si dhe administrator i pallatit Agron Cara.

Nga zjarri shtatë persona u dërguan në spital, mes tyre edhe zjarrfikës që punuan për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve.

Policia ka ndaluar administratorin e pallatit dhe menaxheren e marketit në afërsi të të cilit dyshohet se ndodhi zjarri.

Ndërkohë, ndërtuesi i pallatit është shpallur në kërkim policor, pasi do të merret në pyetje.

Vijon...

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos