A2 CNN ka siguruar pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një 26-vjeçar përplasi për vdekje me një automjet taksi një 66-vjeçar.
Në pamje duket se automjeti me drejtues 26-vjeçarin, që niset papritur nga vendi ku qëndronte i parkuar dhe drejtohet me shpejtësi drejt të 66-vjeçarit, të cilin e përplasi në murin që gjendej aty pranë.
Ngjarja ndodhi në lagjen 13 të Durrësit, rreth orës 10:30, ndërsa 66-vjeçari u transportua drejt spitalit, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Në njoftimin paraprak të policisë thuhej: "Rreth orës 10:30, në lagjen 13, shtetasi A. T., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka përplasur shtetasin F. D., 66 vjeç. Shtetasi F. D. është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. T., është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale për arrestimin e tij".
(A2 Televizion)