
Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. A2 CNN mëson se një automjet është përmbysur në rrugë.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, apo nëse ka të lënduar.
Ndërkohë pak më parë një tjetër aksident u shënua në Unazën e madhe, ku Një kamion me rimorkio i UKT-së është përmbysur në rrugë në zonën e Farkës, pranë xhamisë. Për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona, njëri ka marrë dëmtime në shpatull, tjetri në fytyrë, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Në përditësim... (A2 Televizion)