Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kuçovës pasi ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij. Policia njofton se ajo ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin Ll. N., 59 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, e cila është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)