
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 19 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” si dhe referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit A. M., 18 vjeç dhe 3 shtetas të mitur, banues në Korçë (dy prej tyre 17 vjeç, tjetri 15 vjeç).
Policia tha se, nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. Shtetasi A. P. dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës 15-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe një send i fortë (dru) që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit. (A2 Televizion)