Pronari i hotel “Driloni” në Pogradec, Jetmir Muçllari dhe djali i tij 26-vjeçar, Johan Muçllari, janë përfshirë në episod dhune me kryeplakun e Tushemishtit, Ilirjan Tasellari si edhe një person tjetër, Prokop Pilinçi.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se të katërt këta persona janë vënë nën hetim nga Policia.
Përplasja fizike mes tyre ndodhi pranë parkut të Drilonit dhe motiv duket të ketë një sherr të vjetër për një rrugë që e pretendojnë si biznesmeni Muçllari ashtu edhe kryeplaku.
Jetmir Muçllari ka vendosur edhe një gardh rrethues në rrugën në kufi me pronën e kryeplakut të cilën e pretendon të tijën.
Ky episod, është raportuar disa herë te autoritetet nga ana e kryeplakut, ç’ka ka sjellë me tej reagimin e ashpër nga pala tjetër, që siç mësohet, konflikti mes tyre është i përsëritur.
Sipas të informacioneve nga sektori i mbrojtjes së tokës në bashkinë Pogradec, zona ku ka ndodhur sherri është pronë shtet, e shpronësuar për llogari të investimit Parku Ujor Drilon.
Janë bërë disa herë sqarime dhe proceverbale, por palët gjithmonë kanë pasur konflikt për të arritur tek sherri i pasdites së djeshme. (A2 Televizion)