Pogradec, gjendet një person i pajetë në ujërat e liqenit

Nga Artin Halili
6 Korrik 2025, 10:06 | Kronikë

Pogradec, gjendet një person i pajetë në ujërat e liqenit

Gjendet një person i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit.

Burime për A2 bëjnë me dije se është gjetur një i moshuar nga pushuesit në breg të liqenit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e viktimës.

Ngjarja ka ndodhur në një nga zonat më të populluar me pushues të qytetit.

Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me vetëmbytje apo me probleme kardiake të personit në kohën kur është futur në ujë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:45, në lagjen nr. 1, Pogradec, në liqen është gjetur i pajetë shtetasi D. O., 87 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sipas deklarimeve të familjarëve, ai ishte larguar nga banesa rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos