Policia aksion në Sukë të Roskovecit, sekuestrohen armë dhe drogë! Arrestohet një shtetas

Nga A2 CNN
6 Janar 2026, 22:26 | Kronikë
Policia aksion në Sukë të Roskovecit, sekuestrohen armë dhe
Foto ilustruese

Një operacion i befasishëm policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në territorin e bashkisë Roskovec, sipas informacioneve të siguruara nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.

Forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle në fshatin Sukë të Roskovecit, konkretisht në një biznes privat, ku gjatë veprimeve janë zbuluar dhe sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike, shkruan A2 CNN.

Sipas burimeve konfidenciale nga zona, si dhe konfirmimit zyrtar nga Policia e Fierit, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:

2 armë zjarri tip kallashnikov,

2 pistoleta,

2 granata,

si dhe sasi lënde narkotike, e dyshuar si drogë, në ambientet e lokalit.

Një shtetas është arrestuar nga policia, ndërsa ndaj tij po kryhen veprime hetimore, pasi dyshohet për përfshirje në veprimtari kriminale, shkruan A2 CNN.

Policia Vendore e Fierit ka bërë me dije se ditën e nesërme do të zhvillojë një konferencë për shtyp, ku do të jepen detaje të tjera lidhur me operacionin, provat e sekuestruara dhe masat ligjore që do të ndërmerren. Ndërkohë hetimet vijojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos